Varianti i çmendur nga Italia/ Nëse përdoret në Superiore, Tirana jashtë Europës dhe Skënderbeu ose Kukësi në “Champions”

Nga Klaudio Ndreca

Një variant i shpërndarë nga media italiane “Repubblica”, ka bërë një bujë të madhe në opinionin sportiv të vendit fqinj. Kështu është marrë për bazë rasti nëse Seria A do të mbyllet në tavolinë dhe nuk do të luhen më ndeshjet e këtij sezoni.

Skudeto do të anullohej, ndërsa një variant me shumë surpriza mund të vinte për Europën. Atje flitet se UEFA mund të ndërhyjë për të marrë skuadrat në kompeticionet europiane sipas vendeve që ato kanë në renditjen e përgjithshme, e jo në renditjen aktuale të kampionateve që do të quheshin të pavlefshme.

Pra, duke marrë për bazë renditjen në UEFA që e dërgon Interin dhe Atalantën jashtë Champions League, ndërsa vendin e tyre do ta merrnin me këtë rregull Roma dhe Napoli.

Por nëse në Seria A flitet për surpriza, e zbatuar në Superiore do të ishte një çmenduri. Kështu skuadra më e mirë në Shqipëri për këtë kampionat dhe që është me një dorë në titullin kampion, do të ngelte jashtë Europës, pra Tirana.

Vendi më i lartë nga ekipet e Superiores në renditjen e UEFA-s është Skënderbeu, që renditet në vendin e 182. Por korçarët kanë ende dënimin e Europës, që nëse do të hiqej në vendimin që pritet në qershor, atëherë i lejonte kalimin në “Champions”. Menjëherë pas Skënderbeut sa i përket ekipeve shqiptare vjen Kukësi në vendin e 198 për të vazhduar me Partizanin në të 241, Laçin në të 321 dhe Teuta që renditet e 374.

Kjo është një hipotezë që do të ishte padrejtësi për Tiranën që do të mbetej jashtë Europës, pasi në bazë të renditjes së UEFA-s gjendet në vendin e 378, madje menjëherë pas Luftëtarit. Megjithatë FSHF ka shprehur vullnetin ashtu si edhe vetë organizmi më i lartë i futbollit, UEFA, për ta mbyllur kampionatin në fushën e lojës dhe për të mos e shpallur si të pavlefshme. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online