Vardar-Kopenhagen luhet në Shkup, frikë nga tifozët

UEFA është vënë në siklet kur ka mësuar që Vardari i Shkupit ka eliminuar Malmon nga Liga e Kampioneve. Kjo për faktin se nëse deri në turin e dytë kualifikues Strumica konsiderohej një stadium brenda parametrave, tashmë aty nuk mund të luhet më, për shkak se stadiumi nuk plotëson kriteret e UEFA-s (por çuditërisht i plotëson për Maqedoni-Shqipëri).

E vënë në vështirësi, pasi nuk ka asnjë stadium tjetër të licencuar, UEFA palejuar Vardarin të luajë në stadiumin kombëtar “Philip II Arena”.

Aty po punohet, për të pasur gati stadiumin për Superkupën e Europës, ndaj do të hapen vetëm disa sektorë të tij.

Telecom Arena

UEFA ka paralajmëruar vëzhgim të rreptë të sjelljes së tifozerisë, pas problemeve të mëdha në ndeshjen kundër Malmos, ndaj Vardari u ka bërë një lutje publike tifozëve: “Mbështetni skuadrën në mënyrë të ndershme e korrekte, pa thirrje raciste e nacionaliste dhe pa ofendime ndaj UEFA-s. UEFA na ka toleruar, duke lejuar të luajmë në Shkup, ndaj nëse diçka shkon keq, në të ardhmen do të luajmë pa tifozë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *