VAR-i punon kundër Napolit, por këtë herë është idiotësia e Callejon

Si për ironi të fatit, pasi Napoli bëri gjithë zhurmën e madhe për padrejtësinë e VAR-it ndaj Atalantës ku i mohoi tre pikët, teknologjia kthehet sërish ndaj Romës dhe tregon se punon në mënyrën e duhur, megjithëse kundër Napolit. Por këtë herë nuk ishte një gabim i arbitrave, pasi Callejon bëri një idiotësi.

Me topin që ishte në zonën e Napolit, futbollisti i Ançelotit zgjodhi që ta stoponte sferën me dorë. Një idiotësi e madhe e këtij futbollisti dhe këtë herë askush nuk protestoi. Tërësisht e qëllimshme dhe u akordua penallti në favor të Romës, por atje Meret do të hipnotizonte Kolarov.

Zaniolo kishte arritur të tundte rrjetën në minutën e 18. Ndërkohë një tjetër penallti do të vinte për Romën pas prekjes së topit me dorë nga Mario Rui, tërësisht e dukshme dhe që dërgoi shifrat në 2-0 falë ekzekutimit të Veretout. Ndërkohë goli i shënuar nga Milik për të ngushtuar diferencat në minutën e 72, shërbeu vetëm për historikun e ndeshjes. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online