“VAR-i ndërhyn vetëm kur i leverdis”, Arbeloa nuk e fsheh zemërimin: Rasti i Mbapesë është qartësisht penallti

Reali i Madridit ka barazuar mbrëmjen e djeshme në shifrat 1-1 me Zhironën. Kryeqytetasit janë larguar me pakënaqësi nga fusha e lojës, teksa kanë pretenduar për disa penallti të padhëna. Alvaro Arbeloa ka shorehur hapur zemërimin e tij pas ndeshjes. Trajneri i Realit është shprehur për mediat se VAR-i ndërhyn vetëm kur ka leverdi dhe se rasti i Mbapesë në zonë ishte dukshëm penallti.

“VAR-i ndërhyn kur u leverdis atyre, dhe kur nuk u leverdis, nuk ndërhyn. Nuk mund të fitojmë gjithmonë me 90%. Duhet të japim 200%, përndryshe këto incidente mund të ndodhin shumë shpesh. Rasti i Mbapesë? Është një penallti që ia vlen sa të duash. Është e qartë, një nga shumë që po na ndodhin”, është shprehur Alvaro Arbeloa./Sport Ekspres/