Holanda është përballur sot me Francën në një ndeshje që për nga tradita e dy Kombëtareve mund të quhet si një finale e parakohshme. Përballja ka përfunduar me rrjeta të paprekura. “Gjelat” nuk këndojnë pa Mbapenë në fushën e lojës, duke mos arritur që të ndëshkojnë Holandën.
“Tulipanët” gjetën rrugën e rrjetës në pjesën e dytë të takimit, por festa u ndërpre në mes nga VAR-i. Dumfrisi ishte në pozicion jashtë loje në momentin e goditjes së topit, duke sjellë kështu anullimin e golit. Kështu në fuqi mbeti ende rezultati 0-0, i cili qendroi i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Memphis Depay’s shot is denied and leads to a goal for the Netherlands which is ruled out by offside ??? pic.twitter.com/xpdvWirnzH
— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) June 21, 2024