Erzeni arriti që të fitonte ndaj Laçit në shifrat 1-0. Një moment i komentuar në këtë ndeshje ishte rasti i minutës së 13, ku pas një kthimi të topit të gabuar te portieri, kishte një kontakt në zonë mes gardianit të Erzenit dhe kundërshtarit.
Arbitri e vazhdoi lojën dhe VAR nuk ka ndërhyrë. Ndërkohë për Bujar Pregjën që është i ftuar në “Skaner”, u shpreh se ishte penallti. “Për mua është penallti. VAR ka gabuar që nuk ndërhyri këtu. Portieri ka kapur këmbët e lojtarit kundërshtar. Më shumë se arbitri që ishte larg, gaboi VAR”, tha Pregja. /Sport Ekspres/