VAR, 7 gola dhe dramë/ Reali e luan “El Clasicon” para kohe, fajtori i eliminimit quhet…Isak

Gola, spektakël dhe shumë emocione, Reali i Madridit e ka luajtur një “El Clasico” përpara kohe. Kështu mund të quhet ndeshja e madrilenëve për Kupën e Mbretit, atje ku u eliminuan me rezultatin 3-4 ndaj Sociedad.

“Fajtori” kryesor ishte Isak, sulmuesi i Sociedad që realizoi dopietë dhe dha një asist. Nga ana tjetër, serinë e realizimeve e hapi në minutën e 23 Odegard, futbollisti i formuar nga Reali.

Rodrigo, Nacho dhe Marcelo shënuan nga krahu i skuadrës së Zidan, por pa shpëtuar eliminimin. VAR kthehet edhe njëherë si vendimtar, ndërsa ka anulluar golin e Vinicius Junior që do të sillte edhe një histori tjetër. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/NotSaquon/status/1225498111176531968

https://twitter.com/NotSaquon/status/1225497767478517767

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *