Vangjeli: Një neglizhim na kushtoi, në Europë nuk falen gabimet

Mbrojtësi i Skënderbeut, Kristi Vangjeli, e cilëson si mjaft të mirë paraqitjen ndaj Jang Bojs, duke e pranuar se Skënderbeut i kushtoi shtrenjtë një gabim.

“Luajtëm një ndeshje mjaft të mirë, krijuam lojë dhe i bëmë ballë mirë kundërshtarit, duke mos u treguar inferiorë. Megjithatë, pësuam një gol dhe mendoj se ishte një neglizhim, ashtu si në ndeshjen ndaj Dinamos së Kievit. Fatkeqësisht, në Europë gabime të tilla ndëshkohen.

“Lodhje? Jo, nuk ishte çështje lodhjeje. Në fund ne ishim shumë ofensivë dhe kundërshtari po ushtronte shumë presion. Duhej ta kishim menaxhuar më mirë lojën dhe zotërimin e topit. Luajtëm një ndeshje të mirë, por pasi shënuam golin, duhej të ishim agresivë dhe të shfrytëzonim hapësirat e shumta, por e pësuam. Administrimi i rezultatit është një problem, sepse në këto nivele kundërshtarët janë shumë cilësorë dhe nuk të falin, nëse gabon në ndonjë moment”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online