Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, u shpreh mjaft i mërzitur për eliminimin e skuadrës së tij në çerekfinalet e Champions. Tekniku spanjoll vlerësoi lojën e Romës dhe u kërkoi ndjesë fansave: “Roma na vuri në vështirësi që në minutat e para të lojës. Ata na vunë në një presion që sa vinte e ngrihej. Në pjesën e dytë ishim të shtangur, goli i dytë ishte një goditje shumë fortë nga e cila se morëm dot më veten. Roma bëri zhvilloi një lojë superiore, ata treguan agresivitet dëshirë dhe besim që në momentin kur prekën për herë të parë topin e lojës” tha tekniku spanjoll.
Përgjegjësia – “Është tërësisht e imja, jam kreu i skuadrës dhe faji më mbetet mua”.
Sezoni – “Shumë njerëz janë të prekur nga kjo humbje. Duhet të rimarrim veten. Jemi akoma në garë për dy trofe të cilët duhet t’i fitojmë me patjetër. Trofetë mund t’i fitojë vetëm një skuadër. E dimë zhgënjimin që u kemi shkaktuar fansave tanë, por futbolli ndonjëherë është i tillë. U kërkoj falje të gjithë tifozëve”, përfundoi tekniku i katalanasve.