Valon Berisha i mbyll derën Igli Tares: Ndihem mirë në Gjermani, këtu besojnë shumë te mua

Nga Klaudio Ndreca

Mes shumë lojtarëve shqiptarë që ka transferuar Igli Tare te Lacio ishte edhe Valon Berisha. Me pritshmëri të madhe edhe për tifozët, pasi po shkëlqente te Salzburgu dhe kishte marrë vëmendjen e shumë skuadrave.

Por mesfushori i Kosovës ka qendruar më shumë në spital te lacialët sesa në fushën e lojës. Kjo e ka bërë që të ketë minutazh shumë të kufizuar dhe do të largohej drejt Dusseldorfit në Gjermani si një huazim. Në mediat italiane është përfolur shumë që Lacio kërkon të besojë edhe njëherë te aftësitë e Valon Berishës.

Megjithatë vetë lojtari nuk e ka më dëshirën për t’u rikthyer në kryeqytetin e Italisë, pasi atje nuk ka kujtime të bukura. “E kam nisur mirë në Bundesligë dhe mezi pres që të nisë prapë. E njoh edhe gjuhën e kjo më ka ndihmuar. Përpos të gjithave kam një trajner si Rosler, që e kam pasur edhe në Norvegji. Këtu besojnë shumë te mua edhe trajneri, kam nisur që të luajë menjëherë në Bundesligë”, ka thënë Berisha, duke ia mbyllur derën edhe Igli Tares, për t’i treguar se nuk e dëshiron rikthimin dhe se ka gjetur veten në Gjermani. Të paktën ky është perceptimi edhe i mediave italiane… /Sport Ekspres/