Valon Behrami nuk gjen qetësi, largohet nga ekipi në Zvicër pas 2 muajsh

Shumë pak ka zgjatur ajo aventurë e re e Valon Behramit në Zvicër, ku pas afërsisht dy muajve shqiptari ka deklaruar ndarjen me ekipin e Sionit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mesfushori shqiptar për RSI, ku shprehet se ka një marrëveshje të ndërsjelltë për këtë vendim.

Megjithëse presidenti i klubit zvicerian do të shprehej pak kohë më parë se Behrami ishte një pikë e rëndësishme në projektin e tyre, futbollisti 34 vjeçar nuk po gjente minuta në fushën e lojës. Kujtojmë se Behrami la ekipin e Udinezes në Serie A, për të shkuar drejt Sionit.

Një transferim ky që cilësohej si i bujshëm për skuadrën helvete, që bëri gjithçka për ta afruar shqiptarin në grupin e tyre. Por tashmë që kontrata është ndërprerë, Valon Behrami duhet të shohë për një mundësi tjetër gjatë merkatos dimërore, e cila është pak muaj larg./Sport Ekspres/