Valdet Rama është kthyer në Gjermani dhe po rikthehet në një nga momentet më të mira. Pas atij largimi nga Kukësi, sulmuesi i Kombëtares është bërë një njohës i rregullt i rrjetës.
Në ndeshjen e sotme në transfertë ku është humbur ndaj Vurzburger me rezultatin 3-2, Rama ka shënuar golin e parë në minutën e 20 të takimit për Mepenin, por që shërbeu për statistikë. E nëse bazohemi te statistikat personale të Ramës, janë të frikshme në 3 ndeshjet e para.
Ai numëron 4 gola në tre takimet e para, ndërsa së fundmi kishte realizuar dopietë ndaj Kaiserslauternit dhe atë realizim në debutim ndaj Jenës. /Sport Ekspres/