Uzuni dhe Cokaj/ Të palodhur në fushë, dy maratonomakët kuqezi të Lokomotivës së Zagrebit

Lokomotiva e Zagrebit u nda në barazim 1-1 ndeshjen e fundit me Rijekën, ndërsa goli i vetëm i ekipit të Lokomotivës do të vinte nga këmbët e sulmuesit shqiptar, Myrto Uzuni. Por ndihma që futbollisti nga Berati i dha skuadrës së tij nuk mbetet vetëm te ai gol i shënuar, pasi kilometra të tërë janë përshkuar nga ana e tij në atë përballje.

Kështu në statistikat e ndeshjes rezulton se është pikërisht lojtari shqiptar ai që ka vrapuar më tepër në fushë për skuadrën e tij, ku ka bërë plot 11.89 kilometra. Një shifër kjo që është paksa e rrallë për një sulmues, të cilët nuk njihen për këto shifra në aspektin e distancave të përshkuara në fushë.

Ndërkohë në këtë listë përfshihet edhe emri i një lojtari tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Enis Cokaj,  i cili ka marrë edhe ftesën e Bushit për të përfaqësuar Shpresat kuqezi. Futbollisti që aktivizohet në të njëjtin klub me Uzunin ka vrapuar 10.55 kilometra në fushën e blertë, duke qenë kështu së bashku me të motorri i Lokomotivës së Zagrebit në ndeshjen kundër Rijekës./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online