Partizani ka zyrtarizuar afrimin më të ri. Bëhet fjalë për Bruno Telushin, që është rikthyer për të veshur fanellën e të kuqëve. Vetë klubi ka njoftuar arritjen e marrëveshjes, ndërsa ka qenë pjesë e ekipit që u shpall kampion në sezonin 2018-2019. I njohur si “ushtar Telushi”, ky lojtar ka fituar dashurinë e tifozëve prej kohësh.
“FK Partizani me kënaqësi njofton rikthimin e Bruno Telushit në familjen e kuqe. Drejtuesit dhe mesfushori i njohur kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen mes tyre dhe nga sot Telushi do të jetë pjesë e skuadrës së kuqe, me të cilën u shpall Kampion i Shqipërisë në sezonin 2018 – 2019”, ishte njoftimi në faqen zyrtare të Partizanit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/