Useini flet në prag të derbit: Momentet do e vendosin, tifozët të jenë në stadium për mbështetje

Java e shtatë e superligës në Kosovë do të mirëpres derbin mes Gjilanit dhe Dritës. Skuadrat që luftojnë për kreun e tabelës veç rivalitetit mes tyre janë të njegjura me pesë vendet e para sa i takon pikëve. Skuadra e trajneri Mezani pas humbjes me Prishtinën ruan vendin e dytë me 12 pikë po aq sa edhe Feronikeli. Ndërkohë Drita ndjek nga vendi i tretë me 11 pikë po aq sa LLapi dhe Ballkani.

Në startin e kampionatit skuadrat e Kosovës ndezin motorrët për të bërë shkëputjet e para nga kundërshtarët. Në prag të derbit Muhamed Useini jep garanci për tre pikët duke kërkuar dhe mbështetjen e tifozëve. Në një prononcim për “Gazeta Olle”, ish-mesfushori i Flamurtarit shprehet se skuadra është mjaft e karikuar.

“Sipas mendimit tim skuadra po kalon një formë të mirë edhe pse humbëm në ndeshjen e fundit. Mendoi se po rritemi si skuadër nga ndeshja në ndeshje, kurse për derbin ndaj Dritës mendoj se do të jenë momentet ato që do ta vendosin këtë takim. Tifozët? Porosia ime është të jenë si në çdo ndeshje afër skuadrës. Skifterat janë lojtari ynë i dymbëdhjetë, kurse unë premtoi se do të japim më shumë se 100 % për atë fanellë në fushë ndaj Dritës”- ka thënë mesfushori 30 vjeçar./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *