Usain Bolt i kthehet sportit, por jo ashtu si e kemi parë më parë. Njeriu më i shpejtë në botë, i tërhequr nga atletika pas Kampionatit Botëror 2017, duke fituar 8 medalje të arta olimpike në karrierë, është gati të luajë futboll profesionist, ëndrra e tij e hershme.
“Kam firmosur për një klub futbolli. Emrin do ta zbuloni të martën”, thotë në Twitter xhamajkani, i cili prej vitesh deklaron se pas atletikës dëshiron të luajë futboll. Ëndrra e tij ishte Premier Liga angleze, por realiteti është se nuk mjafton të jesh më i shpejti në botë për të luajtur futboll, ndaj do duhet të kënaqet me ndonjë klub më modest, që do të përfitonte jashtëzakonisht nga prania e Boltit në skuadër.
I’ve signed for a football team! Find out which one this Tuesday at 8am GMT ? pic.twitter.com/iFTlWxfy7x
— Usain St. Leo Bolt (@usainbolt) February 25, 2018