Di Biaxhio nis punën tek Italia: Barzali e De Rosi nuk vijnë më, Bufon…

Xhixhi Di Biaxhio nis punën si trajner i përkohshëm i Italisë, me kombëtaren axurre që është ende “në mes të detit”, pasi Federata Italiane mbetet pa president.

“Kam dëshirë të tregoj se mund të bëj diçka të mirë. Sot jam trajneri i Kombëtares dhe kjo ka rëndësi për mua, më quani si të dëshironi”, prezantohet Di Biaxhio para gazetarëve, para stazhit stërvitor në Koverçano, ku prej sot deri të mërkurën do të shohë në veprim lojtarët që synojnë të jenë pjesë e kombëtares në të ardhmen, ndërsa ata që konsiderohen si pjesë e kombëtares nuk janë grumbulluar dhe për këta emra Di Biaxhio ka shpjeguar planet e tij.

BUFON DHE BARZALI – “Kam folur me disa nga senatorët, sepse dëshiroja të kuptoja nëse kanë realisht dëshirë ta mbyllin me kombëtaren. Kam biseduar me Bufonin, i kam thënë që të luajë edhe 2-3 ndeshje dhe më pas të vendosë, sepse një lojtar si ai nuk mund ta mbyllë me një ndeshje si ajo kundër Suedisë. Barzali më ka konfirmuar që do të tërhiqet. Kielini do të vazhdojë, De Rosi nuk do të jetë pjesë e grupit”.

BALOTELI – “E ndjek rregullisht Balotelin. Në momentin e grumbullimit do të vendosim nëse do ta thërrasim. Për momentin nuk kemi marrë asnjë vendim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online