Urdhër i prerë, asnjë s’do afrohet pa vizitat mjekësore

Rasti i Edgar Çanit ka ndikuar për mirë edhe në politikën e klubit të kuq. Sulmuesi firmosi me të kuqtë edhe pse kishte probleme fizike që e shoqërojnë edhe gjatë këtyre ditëve duke bërë që afrimi më i bujshëm i kësaj vere të mbetet në “stok”.

Një rast i tillë nuk do të përsëritet më në klubin e kuq, pasi menjëherë janë marrë masat. Drejtuesit e klubit së bashku me stafin mjekësor kanë dhënë urdhër që asnjë futbollist të mos firmosë më kontratat pa kaluar testet mjekësore. Një taktikë e tillë do të vihet në zbatim që me dy afrimet e reja Sulejmani dhe Alvesh.

Stafi mjekësor do të zhvillojë fillimisht testet mjekësore dhe pastaj pritet edhe firma në kontratë. Doktori i ekipit Dhimosten Gjini do të monitorojë nga afër edhe rezultatet e tyre dhe do të shikojë analizat e futbollistëve. Pavarësisht se Partizani e provoi në kurriz me Çanin, të paktën kryeqytetasit do të nisin të kenë primare afrimin e lojtarëve dhe nëpërmjet rezultateve mjekësore.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *