Massimiliano Allegri shihet si zëvendësuesi i ardhshëm i norvegjezit Solskjaer në drejtimin e Manchester United. Italiani është duke mësuar gjuhën angleze dhe ka qenë i pranishëm në ndeshen e fundit të Tottenham-it ndaj gjermanëve të Bayern-it. Këto janë dy arsye që mediat në ishullin britanik të mendojnë se ish trajneri i Juventusit dëshiron të drejtojë në Angli.
Ndërkohë, duke pasur parasysh edhe rezultatet e dobëta të djajve të kuq në këtë fillim sezoni, në të cilin kanë bërë nisjen më të keqe në këto 30 vitet e fundit, Allegri projektohet si një emër i mundshëm për stolin e Manchester United.
Madje në mediat britanike shkruhet se trajneri italian e dëshiron drejtimin e skuadrës së Premier League edhe nëse këta të fundit nuk sigurojnë një vend në grupet e Champions League, gjë kjo që ka shumë mundësi të ndodhë./Sport Ekspres/