Kalendari i ngjeshur i ndeshjeve ka sjellë edhe kontakte më të shpeshta të trajnerëve me gazetarët. Zhoze Murinjo nuk ka kursyer ironitë gjatë konferencës për shtyp në prag të përballjes me Elçenë. Portugezi shkaktoi të qeshura me batutat e tij, lidhur me daljet e shpeshta në konferencë për mediat në harkun kohor të vetëm një jave.
“6 konferenca për shtyp në një javë. Jam lodhur prej jush, ju jeni lodhur prej meje. Unë them gjithmonë të njëjtat gjëra dhe ju nuk keni më pyetje për të bërë.
Nëse javën tjetër arrijmë të kursejmë një prej tyre, do të sjell diçka për të ngrënë dhe do të argëtohemi pak”, ka thënë Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/