“Unë kam shumë besim te Shqipëria”, Lorik Cana motivon lojtarët para Izraelin: Vendi i parë nuk është i pamundur

Lorik Cana ka motivuar lojtarët e Kombëtares para ndeshjes me Izraelin. Kapiteni legjendar i Shqipërisë ka shprehur besimin se do të kemi rezultate pozitive në këto dy takime. Në prononcimin e dhënë për “Oversport”,  Cana shprehet se nuk do të ishte dështim nëse nuk do të renditeshim në vendin e parë.

“Ka edhe dy ndeshje të fundit, duhet të shkojmë për dy fitore, nuk është e pamundur, prandaj unë kam shumë besim te Shqipëria. Nuk mund ta quajmë dështim nëse nuk e arrijmë vendin e parë, por pritshmëria ishte e tillë pas largimit të Rusisë. Megjithatë nuk duhet të shikojmë kaq larg, projekti i ri po rritet, duhet t’i japim besim këtyre djemëve të rinjë”, tha Lorik Cana. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *