“Unë flas serbisht”/ E pysin në gjuhën italiane, Stankoviç refuzon të përgjigjet: Preferoj serbisht

Tirana dhe Crvena Zvezda do të luajnë nesër duelin për turin e dytë kualifikues të Champions League. Takimi nis në orën 20:00 në “Air Albania”. Në konferencën për shtyp në vigjilje të këtij dueli ka dalë trajneri i ekipit serb, Dejan Stankoviç. Kreu i pankinës së Crvena Zvezdës i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ndërsa ka kërkuar që të flasë vetëm serbisht.

Duke u nisur ngs fakti se për shumë vite ka luajtur në Itali, një prej gazetarëve të pranishëm në sallë ka venosur t’ja shtrojë pyetjen në gjuhën italiane, për lehtësi komunikimi. Megjithatë është hasur me një refuzim të Stankoviç. “Serbisht, të lutem”, ka thënë fillmisht ish-lojtari i Interit në gjuhën angleze. Më pas në italisht ka shtuar: “Unë flas serbisht, kam marrë edhe përkthyese. Preferoj serbisht”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online