Në orët e para të mëngjesit në Tiranë është shembur Teatri Kombëtar, prishja e të cilit u shoqërua me protesta. Artistë, qytetarë dhe personazhe publike shprehën revoltën e tyre ndaj shkatërrimit të një prej godinave simbolike të kulturës shqiptare.
Momentet e shumta të tensionit u shoqëruan me përplasje mes qytetarëve dhe policisë ku nuk munguan dhe arrestimet. Mes dhjetra e qindra protestuesve disa djem vendosën të dalin në protestën e sotme me simbolet e kombit shqiptar. Në një foto të shkëputur nga fotografi i Reuters, Florion Goga, vërehet edhe një djalë i cili ka të stampuar heroin Isa Boletini me një mbishkrim “Un’ jam mirë kur asht’ mirë Shqipnia’./Sport Ekspres/