Shpesh tifozët ultras të klubeve të ndryshëm anembanë, edhe në Shqipëri, ankohen se trajtohen shumë keq nga policia, sidomos në ndeshjet jashtë fushe, ku sakrifikojnë jo pak, duke shpenzuar para dhe kohë, për të ndjekur skuadrën e zemrës.
Ultrasit e Nantës kanë menduar një koreografi origjinale dhe fantastike: në ndeshjen e para pak ditëve kundër Monakos, në 4 minutat e para tribuna e tifozerisë ultra ishte bosh.
Më pas, një autobus dhe një makinë u shfaqën dhe një grup i vogël tifozësh ‘udhëtues’ u rrethuan dhe keqtrajtuan nga policia. Disa parulla të tjera proteste u shfaqën dhe më pas ultrasit mbushën shkallët e tribunës së tyre, duke krijuar një atmosferë fantastike në Sant Etien.
Gjetje e shkëlqyer, raportuar nga një prej faqeve kushtuar tifozëve ultras, ultras-tifo.net!