Ultimatumi nuk funksionoi, gati gjobat te Flamurtari

Çfarë po ndodh te Flamurtari? Askush nuk e kupton më, 5 ndeshje pa fitore në kampionat, rrëshqitje e frikshme në vendin e pestë, lojë mediokre dhe ajo që një herë e një kohë ishte mbrojtja më e mirë në Shqipëri, tashmë fut ujë në çdo krah dhe janë 9 golat e pësuar në 3 ndeshjet e fundit.

Para ndeshjes kundër Kamzës klubi vlonjat zhvilloi një mbledhje ku e bëri të qartë se kundër Kamzës fitorja ishte detyrim, përndryshe do të aplikohej gjoba. Përtej gabimeve të arbitrave apo mungesave të shumta, kuqezinjtë janë shumë larg paraqitjeve të pjesës së parë të sezonit dhe që prej ndeshjes kundër Partizanit për kupë në Tiranë ka pasur sinjale shqetësuese, aq sa në 9 ndeshjet e fundit ka ardhur vetëm një fitore kundër Lushnjës, edhe ajo shumë e vuajtur.

Europa po bëhet gjithnjë e më shumë një objektiv i pamundur, mbi të gjitha me lojën e shfaqur në fushë, ndaj me shumë gjasa skuadrës do t’i komunikohet gjoba, me një pagë mujore që nuk e kanë marrë ende dhe tashmë nuk do ta marrin më.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online