Uli rrogën për t’u veshur madrilen! Te PSG ishte lojtari më i paguar në botë, në La Liga edhe De Jong fiton më shumë se Kilian Mbappe

Edhe pse ishte futbollisti më i paguar në botë te Paris Saint-Germain, lojtari i ri i Real Madridit, Kylian Mbappe, do të jetë vetëm i treti në listën e më të paguarve në La Liga. Paga e tij vjetore do të jetë 31.2 milionë euro bruto, që është dukshëm më pak se në PSG, ku ai fitoi 200.000.000 euro në dy vitet e fundit, pa llogaritur kontratat e sponsorizimit.

Interesant është fakti se lojtari i Barcelonës do të fitojë më shumë se 25-vjeçari francez, nëse nuk llogaritet bonusi që ka marrë, por vetëm paga zyrtare, në sezonin e ardhshëm. Frankie de Jong fiton çdo vit 37.5 milionë euro, ndërsa Robert Leëandoëski 33.5.

Megjithatë, është pothuajse e sigurt që Mbappe do të fitojë më shumë se të dy, pasi ai ka rënë dakord edhe për një përqindje të madhe të të drejtave të marketingut dhe fanellat e tij shiten në sasi të mëdha.

Lista e 4 futbollistëve më të paguar të La Ligës:

  1. Frankie de Jong (Barcelona) – 37.5 milionë euro
  2. Robert Leëandoëski (Barcelona) – 33.5 milionë euro
  3. Kylian Mbappe (Real Madrid) – 31.2 milionë euro
  4. Vinicius Junior (Real Madrid) – 28.8 milionë euro