Uli kokën te goli i Barrela-s! Komentet e shumta dhe kritikat e shqiptarëve, Elseid Hysaj mbyll rrjetet sociale

Elseid Hysaj ishte protagonist negativ i ndeshjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Italisë. Një lojtar që githmonë është kritikuar për perforamancat e tij, por përballja e djeshme ishte e një rëndësie tjetër.

Në golin e dytë të Barrela, me topin që fluturoi në drejtim të rrjetës, shkodrani zgjodhi që të ulte kokën dhe të lejonte topin që të shkonte në portë, ku më pas mbërriti goli. Pas komenteve të shumta të shqiptarëve, Hysaj ka zgjedhur që të mbyll rrjetet sociale përkohësisht. /Sport Ekspres/