Uolvehempton është kthyer zyrtarisht në Premier League. Vetëm 6 vjet pas rënies nga kategoria (Premier League), “ujqërit” kanë rifituar të drejtën për t’u ngjitur sërish në elitë. Dukej gjithçka se do të shtyhej, duke qenë se Fulhami ishte në avantazh.
Por, më pas, në minutën e 93-të goli që nuk pritej. Maupai shënon dhe Brentford barazon gjithçka në “Craven Cottage”. Një gol me peshë që i dhuron Uolves ngjitjen.
Pas gjashtë vjetësh dhe një viti në League 1, pra kategoria e tretë, skuadra e drejtuar nga Nuno Espirito Santo mund të gëzojë. Nesër, ndeshja në shtëpi ndaj Birmingamit, një rast për të festuar me publikun.