Daja e ka me erën: Na pengoi. UEFA? Ne duhet të dominojmë

Ilir Daja, pas ndeshjes me Kamzën, doli në “Supersport” dhe foli për fitoren e arritur, të cilës ai i gëzohet, por ka rezerva për lojën.

“Era e fortë nuk na la të dilnim te loja jonë me qarkullim të dendur topi. Me rëndësi të merrnim tre pikët, ndaj një kundërshtari që na vuri në vështirësi. Goli i dytë i Kamzës u shënua kur kishte një ndalesë ‘fair-play’, po të mos kishim fituar do ndaleshim më gjatë te ai rast. Me rëndësi është që ruajtëm vazhdimësinë.

“Diferenca na ka dhënë qetësi nga na psikologjike, por në momente të caktuar ekipi nuk ka motivimin maksimal. Na duhej trepikëshi në Vlorë, sot shënuam edhe një gol me fat si ai i Muzakës. Pashë një ekip që e mendoi takimin të fituar pa mbaruar pjesa e parë. Gjithsesi era pati ndikimin e vet, pasi ishte vështirë të kontrolloje topin”.

“Eufori? Te goli i parë era në ndihmoi, por në aspektin e ndërtimit të aksioneve na pengoi. Megjithatë në kampionat vijnë fitore edhe me lojë jo të mirë, sot nuk jam shumë i kënaqur me paraqitjen. Me rëndësi është që trepikëshi na ruajti distancën me rivalët dhe kështu afrohemi te titulli”.

“Fitimi i çështje me UEFA-n? Duhet të mos ndikohemi se çfarë ndodh me problematikën që kemi me UEFA-n. Nuk jemi këtu për të mbrojtur klubin në këtë drejtim, por për të arritur objektivat tona. Euforia dhe stresi i shtuar ndikojnë negativisht. Duhet të fitojmë dhe të dominojmë edhe në lojë. Kjo është detyra jonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online