“Ul kokën dhe luaj”/ Konte “i tërhoqi veshin“, Vidali i jep mesazhin e qartë në rrjetet sociale

Antonio Konte duket se nuk do t’ia dijë për emrat që ka përballë. Eriksen e provoi në lëkurën e tij, duke u abonuar me stolin pavarësisht bujës së madhe me të cilën u transferua, ndërsa ditën e sotme ishte Vidal ai që mori vërejtjet e italianit. Edhe pse këmbënguli për ta sjellë në Milano, tekniku i zikaltërve nuk ia përton t’i “tërheqi veshin“ me fjalët: “Ul kokën dhe luaj, mos bëj ankesa“. Gjithashtu edhe në konferencën për shtyp u shpreh qartë se klubi nuk i pranon këto luhatje në paraqitjet e tij.

Arturo Vidal nuk ka qendruar pasiv në këtë histori dhe ka zgjedhur rrjetet sociale për të dhënë mesazhin e tij në drejtim të Kontes. Kiliani ka shpërndarë në “Instagram“ mesazhet e ardhura nga tifozët e tij, të cilët e këshillojnë të mos dëgjojë fjalët e të tjerëve.

“Mos dëgjo askënd! Je një mbret dhe jam krenar që vesh fanellën tonë“, ishte njëri prej mesazheve të dërguara në drejtim të mesfushorit të Interit. Ndërkohë një tjetër shkruan: “Je një luftëtar. Një që nuk dorëzohet kurrë. Një që jep gjithçka në fushë. Tifozët të duan, mos dëgjo gjë tjetër…“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online