“Niveli teknik, taktik dhe fizik është rritur shumë në Shqipëri. Jam në një klub të organizuar. Jam i shpejtë dhe shënoj, por luaj edhe për skuadrën. Pas një viti dua të kthehem te Kievo”
Pas shumë huazimesh në kategoritë e ulëta, Ali Soue ka vendosur të lërë Italinë. Në huazim, po për një ligë të re, ajo shqiptare, e cila po afrohet gjithmonë e më shumë me nivelin evropian dhe ka vendosur të dy duart në dritaren e madhe që bën ndarjen, me Skënderbeun si skuadra e cila e përfaqëson këtë futboll që tenton të rilindë nga balta. Soue nga Vilafranka e Veronës, me origjinë nga Gambia, ka nisur aventurën më së miri në Korçë, duke shënuar dhe fituar penallti në javën e parë të kampionatit. Për “Tuttomercatoweb”, ka rrëfyer emocionet e tij.
Si po shkon aventura e re?
Jam i lumtur që zgjodha Shqipërinë, për këtë eksperiencë të re. Po shkon ashtu siç shpresoja.
Shënuat në sfidën e fundit, 2-0 ndaj Partizanit. Ishte goli i parë në kampionat.
Një ndjesi e mrekullueshme. Është e bukur të fitosh me golin tënd: ishte e rëndësishme që morëm 3 pikët. Ne synojmë titullin dhe punojmë ndeshje pas ndeshje për të arritur këtë objektiv.
Pas shumë huazimesh në Itali, dakord me Kievon shkuat në Shqipëri. Pse?
Për një përvojë të re. Niveli është i mirë, taktikisht dhe fizikisht. Skënderbeu, pastaj, është klub mjaft i organizuar, me staf dhe drejtues të aftë.
Si është jeta në Shqipëri?
Ndryshe nga Italia, por jetohet mirë, në qetësi.
Huazim për 1 vit, për të rifituar Kievon?
Jam ende i Kievos, po. Tani po përqendrohem te eksperienca e re, duke dhënë më të mirën, në kampionat dhe Europa League. Më pas, do të kthehem në Itali te Kievo, do të vlerësojmë.
Për ata që nuk të njohin, prezanto veten: si është Soue?
I shpejtë, parapëlqej përballjen 1 kundër 1 me mbrojtësin dhe të shënoj. Por, di edhe të luaj për skuadrën.
Deri me sot nuk kemi pare ndonje ujk te zi, morr te zi…po