UEFA shpall më mirët e Europianit, dyndje spanjollësh dhe vetëm një anglez

Kampionati Europian përfundoi dhe tani është momenti për të shpallur më të mirët. Paneli teknik i vëzhguesve të caktuar nga UEFA kanë përzgjedhur 11 më të mirët e EURO 2024-s. Në formacion ka dyndje spanjollësh me 6 lojtarë mes më të mirëve. Ndërkohe Anglia finalste përfaqësohet me vetëm një futbollist, Kajli Uokerin.

Porta mbrohet nga Menjo, ndërsa përpara tij në mbrojtje me 4 rreshtohen Kukureja në të majtë, Saliba dhe Akanzhi në qendër dhe Uoker në të djathtë. Mefusha flet e gjitha spanjisht, teksa përbëhet nga Rodri, Fabian Ruizi dhe Dani Olmo. Ndërkaq, në sulm rreshtohen Uilliamsi, Musiala dhe Jamali./Halit Delibashi-Sport Ekspres/