Uefa Champions League këtë vit u fitua nga Bajern, i cili arriti të rikthehej tek ky trofe vetëm pas 7 vjetësh. Bavarezët ishin të pandalshëm në këtë kompeticion, teksa shaktërruan Çelsin, Barcelonën dhe Lionin.
Skuadra gjermane arriti një rekord absolut, teksa fituan çdo ndeshje të mundshme që nga faza e grupeve deri në finale ndaj PSG.
Ditën e sotme Uefa ka publikuar 23 lojtarët më të mirë të këtij sezoni, ku sigurisht dominojnë ata të Bajernit të Mynihu, PSG-së, por edhe disa lojtarë të Lajpzigut, Atalantës dhe Lionit. Çuditërisht Kristiano Ronaldo nuk bën pjesë në këtë listë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/