UEFA po shqyrton ndryshime për sezonin e ardhshëm të Champions-it, nuk do të ketë më kohë shtesë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

UEFA po mendon të kryejë sërish ndryshime në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht ndërrimit të formatit, organizimi më i lartë i futbollit europian po shqyrton mundësinë e ndryshimeve të reja. “BILD”-i ka zbuluar tre nga pikat e hedhura për shqyrtim.

Kështu, po diskutohet heqja e kohës shtesë dhe kalimi menjëherë te gjuajtja e penalltive. Gjithashtu, skuadrat që përfundojnë në 8 vendet e para gjatë fazës së ligës, do ta luajnë ndeshjen e dytë në shtëpi në çerekfinale dhe në gjysmëfinale. Ndërkaq, ekipet të të njëjtit shtet nuk do të përballen me njëri-tjetrin përpara çerekfinaleve./Sport Ekspres/