UEFA po mendon të ndryshojë stadiumin e finales së Champions League, Anglia nuk dëshiron të zhvillohet në Rusi

Situata është përshkallëzuar ndjeshëm mes Rusisë dhe Perëndimit. Presidenti Vladimir Putin ka njohur republikat separatiste të Donjetskut dhe Luhanskut, duke iu afruar gjithnjë e më shumë pushtimit të Ukrainës.

Kjo ka shtyrë vendet perëndimore të kërcënojnë me sanksione të forta Rusinë, ku një ndër to duket të jetë edhe finalja e Champions League-s. UEFA po mendon të ndryshojë stadiumin e finales së muajit maj, e cila është planifikuar të luhet në “Gazprom Arena” të Shën Peterburgut.

Kryeministri anglez, Boris Xhonson ka bërë të qartë se nuk ka asnjë shans që ky evenimet sportiv të zhvillohet në Rusi. Të njëjtin qendrim kanë ndarë edhe zëdhënësit për shtyp të qeverisë britanike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *