UEFA  ndryshon formatin e Champions League-s, ja vendimet e marra në mbledhjen e sotme

UEFA ka vendosur të bëjë ndryshime në formatin e Champions League-s. Kompeticioni më i rëndësishëm për klub, duke nisur nga sezoni 2024/25, do të zgjerohet nga 32 në 36 skuadra. Komiteti Ekzekutiv ka vendosur në mbledhjen e sotme se 2 klube do të sigurojnë pjesëmarrjen në Champions League prej 2 Federatave që kanë pasur performancën më të mirë në kompeticionet europiane një sezon më parë. Llogaritja do të kryhet duke mbledhur numrin e pikëve të të gjitha skuadrave të secilës Federatë dhe duke i pjesëtuar më pas me numrin e ekipeve që secila Federatë ka pasur pjesëmarrëse.

Ndërkohë ekipi i tretë i Federatës që renditet e pesta në UEFA do të sigurojë gjithashtu një biletë për në kompeticionin më të lakmuar për klube. Gjithashtu ekipet do të zhvillojnë vetëm 8 ndeshje në fazën e parë të ligës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *