UEFA kapërcen kufijtë e Europës, prezanton finalen më të re që do të organizojë

UEFA dhe CONMEBOL patën një bashkëpunim të suksesshëm në rang kombëtaresh. Vitin e shkuar u luajt “Finalissima”, përballja mes fituesit të Kampionatit Europian dhe Kupës së Amerikës. Finale në të cilën Argjentina fitoi 3-0 përballë Italisë. Por konfederatat në fjalë kanë vendosur ta shtrijnë bashkëpunimin e tyre edhe në rang klubesh. Kështu, më 19 korrik do të zërë vend kompeticioni më i ri, i cili është prezantuar përmes faqes zyrtare të UEFA-s.

Qeveria europiane e futbollit ka bërë me dije se ekipi fitues i Europa League-s do të përballet me ekipin fitues të Copa Sudamericana. Edicioni i parë do të quhet “Antoio Puerta XII” në nder të ish-lojtarit të Seville-s që ndërroi jetë në moshën 22-veçare. Finalja e parë do të luhet mes Seville-s dhe Independiente del Valle së Ekuadorit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *