UEFA i jep besim të madh arbitrave të Superiores, do të jenë në gjykimin e Shpresave të Gjermanisë

UEFA vazhdon t’i besojë arbitrave të Superiores. Juxhin Xhaja do të ketë një detyrë me jo pak rëndësi në këto kohë të Kombëtareve. Në ditën e nesërme, gjyqtari i elitës së futbollit shqiptar do të jetë kryesori i takimit Gjermani-Letoni U-21.

Gjermanët janë në vendin e parë të grupit me 15 pikë, po aq sa Israeli, ndërsa në vendin e tretë gjendet Polonia me 13 pikë. Historia e grupit është tërësisht e hapur për kualifikim, ndërsa si ndihmës të Xhajës do të jenë Denis Rexha dhe Rexhino Mersinasi, ndërsa Adrian Beqiri është gjyqtari i katërt. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *