Champions League rikthehet ditën e nesërme, kur do të zërë vend edhe turi i parë kualifikues. Por përpos ekipeve dhe futbollistëve shqiptarë, këtë herë do të shohim në fushë edhe arbitra shqiptarë. UEFA ka vendosur ti besojë gjyqtarëve të Kategorisë Superiore takimin mes Bodo/Glimt dhe Legias së Varshavës, në të cilën luan edhe Ernest Muçi.
Juxhin Xhaja do të jetë arbitri kryesor i kësaj ndeshjeje, që luhet më datë 7 korrik në orën 18:00, ndërsa asistentë të tij do të ketë Denis Rexhën dhe Dojando Myftarin. Ndërkohë Olsid Ferataj do të jetë gjyqtari i katërt. Por një tjetër katërshe shqiptare do të vendosë drejtësinë në këtë tur të parë kualifikues në Champions League. Bëhet fjalë për Genc Nuzën, Fatlum Berishën, Bujar Selimajn dhe Dardan Çakën, që do të arbitrojnë në duelim mes Dinamos së Zagrebit dhe Valurit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/