UEFA beson sërish, Shqipëria pret gjashtë ndeshje të tjera këtë muaj

Shqipëria U17 do të nisë javën e ardhshme ndeshjet kualifikues për kampionatin europian të kësaj grupmoshe. Kuqezinjtë e vegjël janë në një grup me moshatarët e tyre nga Norvegjia. Çekia dhe Azerbajxhani.

Skuadra e Xhemal Mustedanagiç do të kërkojë të kalojë grupin, kjo dhe për faktin se ndeshjet e grupit 8, do të zhvillohen në Shqipëri. UEFA i beson sërish Federatës Shqiptare organizmin e ndeshjeve të këtij grupi. Kujtojmë që pak ditë më parë në Shqipëri u organizuan dhe ndeshjet për kualifikueset e 19-vjeçarëve të grupit 8, ku ishte pjesë edhe Shqipëria.

Shqipëria U19 do t’iu zhvillojë takimet e saj në “Elbasan Arena” më datat 23, 26 dhe 29 tetor. Po ashtu tre takime do të zhvillohen në “Roza Haxhiu” të Lushnjes. Nëse Shqipëria nuk avancon ën Elite Raund, këto tre sfida do të jenë të fundit për trajnerin Mustedanagiç, i cili do të marrë një tjetër funksion pranë FSHF-së.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=TDfkZnIAfxU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *