“Udineze, si skllevër në hotelin më të pistë të qytetit”

Udineze i shpëtoi me fat rënies nga Seria A dhe për ecurinë skandaloze në pranverë realisht meritonte të zbriste një kategori më poshtë. 11 humbje rresht, një rekord, por në fund erdhën rezultatet që evituan katastrofën. Megjithatë, futbollistët e Udinezes tashmë duan të arratisen, nga një klub që i ka trajtuar në mënyrë aspak dinjitoze.

Kështu zbulon mesfushori i talentuar çek Jakub Jankto, një ndër futbollistët më të kërkuar në treg për sa i përket Udinezes. I grumbulluar me Republikën Çeke, 22-vjeçari lëshon akuza të rënda,duke folur për ceskatelevize.cz: “Qëndruam më shumë se dy muaj në hotel gjatë gjithë sezonin. Ishte hoteli më i keq i Udines, ku banjot ishin të pista. U ndjemë si skllevër, as fëmijët tanë nuk takonim dot. Disa lojtarë detyroheshin të pinin ilaçe gjumi. Ishte një ndëshkim i rëndë”.

“Na thoshin se kështu forcohej shpirti i skuadrës, por në realitet kjo situatë krijoi vetëm zënka dhe hatërmbetje. Tani jam i përqendruar te kombëtarja, ndërsa më pas shpresoj të largohem, mundësisht në Angli ose Spanjë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *