Mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00, vëmendja e sportdashësve do të jetë në Dublin. Atalanta dhe Bayer Leverkuseni do të përballen sot me njëra-tjetrën për trofeun e Europa League-s. Trajnerët kanë përpiluar 11-shet me të cilat do të synojnë triumfin mbrëmjen e sotme, teksa pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Dy shqiptarë do të jenë në fushë nga minuta e parë. Në kampin zikaltër, Berat Gjimshiti do të udhëheqë skuadrën në këtë ndeshje finale. Mbrojtësi shqiptar është graduar kapiten nga Gasperini. Në krahun tjetër, titullar do të jetë edhe Granit Xhaka, i cili ka qenë një element kyç për Bayer Leverkusenin këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
The Atalanta team aiming to make history ?#UELfinal pic.twitter.com/PdhCdZWzwL
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) May 22, 2024
???????? ?? ?? @Atalanta_BC
Your Europa League Final #Werkself. ????#ATAB04 | #Bayer04 #UELfinal #ForOurDream pic.twitter.com/UQKAc8FXFW
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) May 22, 2024