Bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e kapitenit të zikaltërve: Jam e vetmja grua që i sjell fitim burrit tim
Katër gola në dy javët e para të kampionatit dhe grumbullimi me kombëtaren argjentinase. Është një moment i artë për Mauro Ikardin dhe të shoqen e tij, Uanda Nara që nuk e ka lënë t’i ikë kjo mundësi për t’i dedikuar disa fjalë në shtyp bashkëshortit të saj, kapitenit të Interit. “Jam i vetmja grua që i sjell fitim burrit tim”, ka thënë ajo në një intervistë të dhënë për revistën amerikanojugore “Gente” (versioni spanjisht i “People”). “Vlera e tij ka kaluar nga 14 mln euro në 250 mln”.
SHIFRAT – Për Mauro Ikardin flasin numrat. 82 gola dhe 21 asiste në 148 ndeshje me fanellën e Interit. Kapiteni, siç tregojnë dy ndeshjet e para të kampionatit kundër Fiorentinës dhe Romës, është praktikisht deçiziv. Kontrata e bomberit argjentinas me zikaltërit ishte rinovuar deri në vitin 2021 me futjen e një klauzole të vlefshme vetëm për jashtë që shkon deri në 110 mln euro me rrogën e lojtarit deri në 5 mln euro në sezon.