Lojtari i krahut të majtë mund të jetë blerja e bardhebluve për merkaton e janarit. Nga Uganda, ai mund të ndikohet nga dyshja Mauexhe-Sentamu
Olsi Avdiaj
Godfri Ualusimbi mund të jetë blerja më e re e Tiranës në janar. Lojtari i Gor Mahias është shumë pranë firmës me bardheblutë. Lajmi konfirmohet nga burime pranë skuadrës bardheblu. Mësohet se lojtari ugandez është shumë pranë udhëtimit drejt Tiranës për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit brazilian. Në fakt, Ze Maria e ka kërkuar Ualusimbin që në verë, por futbollisti nuk u la nga Gor Mahia që të vinte te Tirana. Por tani kushtet janë pjekur dhe ugandezi mund të vishet bardheblu brenda pak ditësh, për të mos thënë që kontrata është firmosur.
Kontrata e Ualusimbit përfundon në 31 dhjetor të 2017-ës dhe gjasat janë që ai të largohet nga klubi kenian pa asnjë detyrim, ndaj dhe drejtuesit e tij nuk duan ta humbasin. Për Tiranën, sipas shtypit sportiv në vend, thuhet se është shumë pranë marrëveshjes për ta marrë këtë lojtar. Ze Maria ka qenë i interesuar për lojtarin në fjalë, i cili luan si mbrojtës i majtë, por dhe për të tjerë ish-lojtarë të tij që në verë, por në atë kohë pati probleme, madje edhe akuza nga ana e drejtuesve të Gor Mahias për tentativa për nënshkrimin e kontratës në rrugë të paligjshme nga ekipi shqiptar, që gjithsesi në janar mund të përfitojë. Në fakt, lojtari është mik me futbollistin tjetër bardheblu, Junus Sentamu. Ky i fundit ka ndikuar që lojtari të vijë në ekip, pasi janë shumë afër njëri-tjetrit. Gjasat që futbollisti të jetë bardheblu janë shumë të mëdha. Ai dhe Muguna do të jenë dy blerjet e janarit në ekipin e Tiranës.
Godfri Ualusimbi – Është mbrojtës i majtë, që prej kohësh luan te Gor Mahia. Është 28 vjeç dhe 1.75 i gjatë. Prej tre vitesh është në skuadrën keniane. Futbolli ka më shumë se 150 ndeshje në karrierën e tij dhe me 30 gola të shënuar. Po shumë ndeshje rreth 90 ka edhe me ekipin e Ugandës dhe 3 gola. Lojtari është një veteran i kombëtares së Ugandës dhe mund të jetë i rëndësishëm për ekipin e Ze Marias.