“Ua kam bërë të qartë te Tirana, nuk merremi me arbitrimin”, Halili sqaron situatën me Ngo’o: Ka një javë te ne

Derbi i parë i këtij sezoni nuk ka njohur asnjë fitues, teksa përballja u mbyll me rrjeta të paprekura nga të dy krahët. Pas përfundimit të ndeshjes, presidenti i Tiranës ka folur për mediat e pranishme në stadiumin “Air Albania”. Refik Halili ka sqaruar edhe njëherë çështjen e largimeve te bardheblutë, ndërsa sa i përket dsyhimeve për 11 metërsh bën të qartë se në klubin e tij nuk do të merren asnjëherë me vednimet e gjyqtarëve. Më tej, kreu i kampionëve në fuqi njofton se skuadra është në negociata për të rikthyer sërish Ngo’o në majën e sulmit.

Jeni i kënaqur me barazimin e sotëm?
“Ishte një ndeshje e vështirë, pasi kohët e fundit jemi përballur me dëmtime e mungesa të shumta, ndaj jam i kënaqur që skuadra luajti mirë dhe mund të merrte edhe më shumë sot. Dua të sqaroj diçka edhe në lidhje me kritikat për largimet e lojtarëve që ishin sezonin e kaluar. Nga ne janë larguar vetëm Ngo’o dhe Cobbinah, por për këtë të fundit erdhi një ofertë prej 240 mijë dollarësh dhe nuk mund ta mbanim për ta humbur me parametra zero në maj. Pra, praktikisht vetëm Ngo’o është larguar nga sezoni i kaluar, por skuadra ka vuajtur problemet e dëmtimeve dhe tani grupi po plotësohet nga java në javë”.

Mendoni se u penalizuat nga arbitrimi?
“Unë e kam thënë gjithmonë dhe ua kam bërë të qartë të gjithëve te Tirana, që nuk do të merremi asnjëherë me arbitrimin, pasi edhe gjyqtarët janë njerëz, që mund të gabojnë në fushë. Nëse ishte penallti dhe nuk e dha, na vjen keq, por duhet të shohim përpara te ndeshja e radhës”.

Flitet se Ngo’o do të rikthehet sërish te Tirana…
“Ngo’o ka rreth një javë që ka ardhur këtu dhe është me ne, por të shohim si do shkojnë negociatat. Më vjen keq që këto kohë janë shpërndarë disa lajme të pavërteta për raportin e tij me Tiranën, pasi ju duhet të kërkoni verifikim në klub dhe ne jemi gati t’ua tregojmë gjithçka me dokumente. Këto ditë do të flasim sërish me Ngo’o dhe nëse arrijmë marrëveshjen, do t’i bashkohet skuadrës”.

Ju vjen keq që nuk u rikthyer te fitorja në kampionat, në një derbi që do të shërbente shumë edhe për anën morale…
“Sigurisht do të doja një fitore, por e thashë edhe më herët që skuadra është përballur me probleme të shumta dëmtimesh këto javë. Tani po rikthehen thuajse të gjithë dhe trajneri dede po punon shumë për të rikthyer skuadrën në rrugën e duhur e për ta ngritur aty ku e ka vendin”, ka deklaruar Refik Halili./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online