U21 me shumë mungesa, shpresat te Manaj dhe debutuesi Rada

Shqipëria U21 do të luajë dy ndeshje me shumë rëndësi këtë muaj, kundër Sllovakisë më 23 e 27 mars, pasi në lojë është vendi i dytë në kualifikueset e Euro 2019, edhe pse duket objektiv shumë i vështirë.

Trajneri Alban Bushi nuk e ka publikuar ende listën, por që tani mësohen disa nga emrat e rinj, apo emrat që do të mungojnë.

Ylber Ramadani do të grumbullohet sërish nga Kristian Panuçi në Kombëtaren A, për miqësoren me Norvegjinë, më datë 26 mars, raporton Supersport, ndërsa më dyshim të madh për dëmtim është portieri titullar Gentian Selmani. Të dëmtuar mbeten sulmuedsi Fiorin Durmishaj dhe dy mesfushorët Qazim Laçi dhe Agim Zeka.

Në situatën e krijuar në përfaqësuesen e 21-vjeçarëve është grumbulluar mesfushori i Interit, Armand Rada, ndërsa rikthehet edhe ish-sulmuesi zikaltër, Rey Manaj, që aktualisht luan i huazuar te Granada në ligën e dytë spanjolle.

Pjesë e Shpresave do të jetë edhe mbrojtësi i Tiranës, Albi Doka, që ka kaluar dëmtimin thuajse dymujor dhe së fundmi është kthyer në stërvitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online