U thirr për të hyrë në fushë dhe refuzoi! Vllaznia i jep ndëshkim shembull, përjashtohet dhe gjobë për Liridon Latifin

Liridon Latifi ka marrë një ndëshkim shembullor te Vllaznia. Lojtari u thirr nga stoli për të hyrë në fushë në ndeshjen ndaj Teutës. Megjithatë ai refuzoi thirrjen e Josës, pasi kërkonte të ishte titullar.

Në këtë situatë, drejtuesit shkodran kanë vepruar duke marrë masa. Liridon Latifi është përjashtuar nga ekipi dhe nuk do të jetë për ndeshjen e nesërme ndaj Partizanit. Gjithashtu ndaj tij pritet që të merret edhe një masë financiare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *