Mërgim Berisha është një prej atyre lojtarëve që pritet të shkojë lart në arenën e futbollit europian. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer me Salcburgun, duke qenë një prej elementet kyçe të austriakëve. Vetëm pak muaj më parë Berisha u shpall kampion Europe me Kombëtaren U21 të Gjermanisë, ndërsa dëshira e madhe e tij ishte të bëhej pjesë e Kombëtares A.
Por së fundmi duket se 23-vjeçari ka ndryshuar mendje. Sipas “RTV Dukagjini” Mërgim Berisha ka vendosur të lërë “pancerat” për t’ju bashkuar dardanëve. Lojtari i Salcburgut mësohet ti ketë thënë “po” Kosovës, duke rritur kështu cilësitë në sulmin e skuadrës së Shaland./Halit Delibashi-Sport Ekspres/