“U shit me Lituaninë? Këto janë idiotësira”! Duka flet për Kombëtaren dhe situatën e Superiores: Nëse Rama vë vulën, kthehemi nesër

Armand Duka ka bërë një rrëfim të gjatë në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC News”, duke prekur tematika të ndryshme të futbollit dhe ato që janë më aktualet. Fillimisht për të treguar braktisjen që po i bëhet deri tani këtij sporti nga ana e Qeverisë, kur pavarësisht rezultateve në rritje që po vijnë nga futbolli dhe ku shumë shtete e kanë kthyer në industrinë më të fuqishme, në Shqipëri nuk ka një rritje të ndihmës për të barazuar sadopak të gjitha shtetet e tjera të rajonit.

Kreu i FSHF është shprehur se nuk ka përplasje të mendimeve me atë që kërkohet nga Superiorja dhe përfaqësuesin e Qeverisë, Fidel Yllin. Por ky i fundit nuk ka fuqi vendimmarrje dhe e gjitha kjo histori është ngritur vetëm për të treguar se kërkohet dialog edhe nga pala tjetër me një përfaqësues.

“Këto janë truke mediatike. Fideli ka të njëjtat mendime, i ka thënë publikisht. Ai është dakord për këto dhe gjëra të tjera. Ai ka rezerva të shumta, por nuk e ka mundësinë të zgjidhë diçka. Liga ka vendosur të shkojë në takim Sekretari  i Përgjithshëm, Dritan Kadia. Unë kam qenë në zyrën e ministres së Financës dhe nuk kam zgjidhur asgjë. Ne duhet të takohemi me ato që marrin vendime, jo të takohemi për konsume mediatike. Kryeministri ia vë vulën. Po ia vuri ai, që nesër jemi në lajme dhe themi që futbolli rikthehet. Ai do të dojë e zgjidhë kjo gjë.

E përmenda ligjin e sponsorizimit dhe u kemi sjellë edhe specialistë nga Hungaria. Nuk mund të shkojmë 100 për qind te ligji hungarez. Kemi propozuar 30 për qind, ministria 25 për qind taksa kooperative. Hungaria e ka 80 për qind, Maqedonia 40, Kosova 30, Gjermania 50. Normalisht duhen saktësime për projektet, që të mos kalojmë në anarki.

Deklarata e Fidelit? Nuk kam vërejtje me ato që thotë Fideli. M’u duk sikur tha të njëjtët gjëra. E kemi pasur njeriun tonë atje, ka qenë vetë Fideli, është i qartë për kërkesat. Diksutimi vazhdon dhe uroj që të zgjidhet. Ndoshta nuk është nevojë të shkojnë te takimi dhe te kryeministri. Ata do ia propozojnë, gjithashtu edhe ne. Nuk është lëvizja ime dhe e federatës.  Për ligjin e sportit jam konsultuar me z. Ylli. Nuk është se ai nuk na ka dëgjuar”, u shpreh Duka.

Njëkohësisht një koment ka ardhur edhe për humbjen e fundit të Shqipërisë ndaj Lituanisë. Ashtu siç ndodh gjithmonë pas një zhgënjimi të madh nisin edhe zërat që tregojnë shitje dhe blerje ndeshjesh, por pa pasur një bazë reale. Mbi këtë Duka u shpreh se janë të gjitha idiotësira.

“Më ka shqetësuar paraqitja e ekipit, impenjimi. Humbja vjen edhe me rezultat të mirë, por erdhi me lojë të keqe. Shqetësohem se është një fenomen i vjetër i futbollit shqiptare. Nuk motivohemi kur mendojmë se kundërshtarët janë të vegjël. Menduam se i kishim gjashtë pikë. Menduam gjashtë pa hyrë në fushë. Ajo që bëmë na nxori me tre. Nuk e kemi për herë të parë. Është çështje mentale, e të gjithëve, e stafit, e federatës. Duhet të gjejmë mënyrën t’i motivojmë

U shit, u bë? Këto janë idiotësira. Nuk mund t’ia vë përgjegjësinë trajnerit. Unë mendoja se e kishim të fituar. Me fjalë mund ta kem thënë ndryshe. Të njëjtën gjë kanë menduar edhe futbollistët. Ata ishin më seriozë dhe e fituan ndeshjen”, përfundoi kreu i FSHF. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online