U rikthye nga dëmtimi i gjatë, Marash Kumbulla bie në radarët e klubit të Serisë A

Marash Kumbulla ka lënë pas atë dëmtim të gjatë dhe të vështirë e tashmë është gati të ringjisë emrin e tij në Serinë A. Huazimi te Sasuolo përfundoi dhe mbrojtësi shqiptar është kthyer përsëri te Roma. Megjithatë, e ardhmja e tij në skuadrën kryeqytetase ka pikëpyetjet e saj.

“12 TV Parma” ka bërë me dije se Marash Kumbulla ka rënë në radarët e Parmës. Këta të fundit u shpallën kampionë në Serinë B, duke u ngjitur kështu në elitën e futbollit italian. Drejtuesit e klubit dëshirojnë që të afrojnë të paktën një qendërmbrojtës në skuadër dhe Kumbulla është një alternativë në listën e tyre. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit të Kombëtares shqiptare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/